Nga Shqipëria / E Diel 13 Nëntor 2022, 15:03

Tha që tironsit nuk janë të suksesshëm, Ronaldo Sharka: Pas asaj deklarate më zunë pritë me raki dhe fërgesë në dua

Gazetari Ronaldo Sharka dha një deklaratë pak ditë më parë që ngjalli shumë reagime. Ai u shpreh se sipas tij të ardhurit në kryeqytet janë më të suksseshëm se 'tironsit'.

“Shumica e tironsve nuk janë aq të suksseshëm sa janë njerëzit e ardhur. Ti shohësh të gjithë njerëzit në media, politikë biznesmenë, njerëzit më të pasur në Shqipëri, 90% e tyre nuk janë nga Tirana”, tha Ronaldo.

Sot në "Trotuar", gazetari ka treguar se ka vendosur të mos flasë pasi ka marrë shumë mesazhe kërcënuese.

"Deklarata ime është keqkuptuar dhe sot kam vendosur të mos flas pasi pas asaj deklarate duke ikur për në shtëpi, parkoj makinën, më zunë pritë 3 tirons. Njëri ishte me raki në dorë, tjetri me fërgesë dhe një tjetër me gjië. E ndjeva veten shumë të kërcënuar. Realisht i dua shumë tironsit, por deklarata ime u keqkuptua", tha Ronaldo.