Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Nëntor 2022, 17:05

Përplasja me Iva Tiçon/ Ermal Mamaqi: Ishte përputhje

Libri i Ermal Mamaqit “Në garë me vete” shkaktoi reagime të shumta dhe një ndër personazhet që reaguan ishte Iva Tiço. Komenti i saj u pikas nga Ermali dhe mes tyre ndodhi një “përplasje” me komente. I ftuar në “Jo vetëm modë”, Ermali u shpreh se çfarë ndodhi mes tyre e sheh si përputhje më shumë sesa përplasje.

Orinda Huta: Patët një përplasje me Iva Tiçon

Ermal Mamaqi: E ke gabim, ajo nuk është përplasje, është përputhje.

Orinda Huta: Patët një diskutim, të një personazhi tjetër (Anisa Kushta), e cila kishte bërë ironi

Ermal Mamaqi: E falenderova, madje e ftova dhe për kafe, më pëlqen shumë Anisa, shumë e talentuar. Ivës ia ktheva përgjigjen si argëtim. Ishte një formë shumë e mirë për të bërë zhurmë dhe ia arritëm.

Orinda Huta: Pra ke një komunikim miqësor me Ivën, nuk është se nuk flisni

Ermal Mamaqi: S’mund të them armiqësor, por sigurisht që nuk është te lista e njerëzve që pi kafe. Nuk e di çfarë ka menduar ajo, por nuk ishte miqësore si koment. Më vjen keq që njerëz që njihen sulmojnë njeri-tjetrin pa arsye.