Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Nëntor 2022, 17:05

Pëllumb Pipero: Ermal Mamaqi na sfidon të gjithëve me këtë libër

Pëllumb Pipero ka folur për “Jo vetëm modë” mbi librin “Në garë me veten” të Ermal Mamaqit, një libër motivues që nxit lexuesin të bëhet versioni më i mirë i vetes. Pipero u shpreh se Ermali sfidën e ka me veten, por me këtë libër i ka sfiduar të gjithë.

“Ermali ashtu si në këtë libër, edhe në jetë, sfidën e kishte dhe e ka me veten. Ju do thoni po s’ka ndonjë tjetër? Nuk e di, në fushën e tij ndoshta s’ka tjetër, në fushën time ndoshta jam unë, por ai në sfidon të gjithëve me këtë libër. Unë besoj që sfida më e fortë është sfida me jetën”, u shpreh Pipero.