Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Nëntor 2022, 16:04

Salsano Rrapi prezanton për herë të parë vajzat në publik

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli vetë janë në ekran prej vitesh, por vajzat kanë vendosur t'i mbajnë larg vëmendjes së mediave. Megjithatë mbrëmjen e djeshme u bë një përjashtim dhe Salsano prezantoi me publikun dy vajzat e tij.

Pasi Salsano përfundoi kërcimin në "Dancing with the stars", Bora tregoi se vajzat e aktorit, Marg e Ama dhe bashkëshortja ndodheshin në publik.

Salsano u shpreh i emocionuar për këtë fakt teksa vajzat e përshëndetën.