Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Nëntor 2022, 15:03

Eliona Pitarka jep lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të dytë

Eliona Pitarka ka ndarë pak më parë me ndjekësit në rrjete sociale lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të dytë. Aktorja ka publikuar disa foto krah bashkëshortit dhe vajzës duke treguar barkun e rrumbullakosur.

"Ups e bëmë përsëri. Bebi numër 2 është rrugës", shkruan Eliona.

Në mars të vitit 2021, aktorja solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin Gala. Eliona nuk e ka bërë ende të ditur gjininë e fëmijës së dytë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)