Pas shumë lajmeve e spekulimeve në media, Arbana ka konfirmuar sot se do të jetë pikërisht ajo që do të drejtojë edicionin e 61 të Festivalit të Këngës në RTSH. Arbana falenderon çdo person që ka punuar me të në këtë projekt. Moderatorja shkruan se drejtimi i këtij festivali për të është një vlerësim, kënaqësi, por edhe përgjegjësi e madhe.
Postimi i Arbanës: Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.
-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerezit më me shije në industrinë muzikore.
-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikes, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.
-Eraldo Rexho, “tempulli” i “ëho’s ëho” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar.
Dhe
Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje
Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerezve.
Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.
Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor
