Moderatori, Ronaldo Sharka ishte i ftuar në “Friendzone”. Ronaldo u ndal te sherri me Xhensila Peren, me të cilën tashmë është pajtuar.
"Të gjithë kanë përplasje prishje dhe rregullime marrëdhëniesh thjesht kjo marrëdhënia jonë u prish në ekran dhe u rregullua po aty. Xhensila është një vajzë e mirë e bukur e këndëshme, sportive e humorit. Nuk dua më ta diskutoj këtë gjë. Kemi komunikuar, kemi folur në telefon. E kam uruar për projektet e saj në SHBA. Me thënë të drejtën më kishte marrë malli, por fatkeqsisht nuk u takuam", u shpreh Ronaldo.

Po çfarë ka ndodhur mes tyre? Rreth një vit më parë Xhensila Pere ishte e ftuar në emisionin “EXPULS”, të Ronaldos. Intervista e tyre përfundoi në sherr, për shkak të një pyetjeje. Ronaldo e pyeti Xhensilën rreth komenteve që qarkullojnë në rrjet, teksa i tha “Ty të quajnë imorale”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Xhensila, e cila i tha: “Opinioni publik thotë që ti je gej. E vërtetë është?”. Sherri i tyre asokohe bëri bujë të madhe në rrjet dhe vetëm së fundmi Xhensila dhe Ronaldo kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Gazetari ishte i ftuar në "E diell" në rubrikën "Dielli dhe hëna" ku iu kërkua të telefononte Xhensilën për t'i uruar rrugë të mbarë pasi do të zhvendoset në SHBA.
Ronaldo e mori në telefon dhe dyshja u pajtuan.
