Nga Shqipëria / E Premte 5 Janar 2018, 13:01

Seldi feston ditëlindjen, Mimoza i bënë një dedikim plot dashuri

Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu që nga moment që bërën publike fejesën e tyre në nëntor të vitit që lamë pas, kanë qenë shpesh të përfolur në mediat online dhe dal ngadalë janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar për publikun shqiptar.

Ditën e sotme Seldi feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte edhe urimi tepër special i Mimozës, e cila nëpërmjet një dedikimi i ka shprehur atij dashurin e saj.

 “Urime jeta ime, u bëfsh 100, të dua!" ka shkruar ajo mbi një foto, ku shfaqet Seldi dhe këngëtarja shumë të lumtur.