Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Nëntor 2022, 10:10

Me gjarpër dhe alkool, Megi ndez skenën e 'Dancing with the stars'

Megi Pojani risolli në “DWTS” kërcimin e aktores Salma Hayek nga filmi “From Dusk Till Dawn”, një ndër skenat më erotike. Moderatorja dhe Jurgeni kërcyen një Rumba ritmike dhe sensuale.

Performanca nisi me një gjarpër dhe përfundoi me alkoolin që Megi i derdhi mbi fytyrë Jurgenit.

Megjithatë, nuk munguan disa incidente gjatë kërcimit dhe Megi tha se shkak ishin flokët që iu ngatërruan, duke penguar realizimin e lëvizjeve dhe hapave.