Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Nëntor 2022, 00:12

Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max, Dua Lipa dhe Loredana bëhen bashkë

Do të mbahet këtë të dielë eventi i ndarjes së çmimeve europiane të muzikës, MTV Europe Music Awards. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë edicion është se pjesëmarrës do të jenë shumë shqiptarë. Moderatorja do të jetë Rita Ora, e cila do të prezantojë MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Këngëtaret shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë disa këngë, ndërsa Dua Lipa është e nominuar së bashku me to për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, ku për ta fituar këtë çmim garon edhe artistja tjetër shqiptare e famshme, Dua Lipa.

Nga ana tjetër, për katërtën herë radhazi, në kategorinë “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” është nominuar rep-artistja, Loredana.