Nga Shqipëria / E Premte 11 Nëntor 2022, 17:05

I tha mashtrues, Ermal Mamaqi i përgjigjet Flavio Qarrit: Do dal pa mbathje nëse…

Libri “Në garë me veten” nga Ermal Mamaqi ka shkaktuar reagime të shumta. “Në garë me veten” është një libër motivues që nxit lexuesin të bëhet versioni më i mirë i vetes e në të Ermali ka ndarë eksperiencat personale nga jeta e tij. Libri ka thyer dhe rekord pasi 1500 kopje të tij janë shitur ende pa dalë nga shtypshkronja.

Ndërkohë Gazetari i njohur, Flavio Qarri, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, u ndal te libri “Në garë me veten”, duke u shprehur: “Këta janë mashtrusa. Këta shqiptarët janë ca mashtrusa të jashtëzakonshëm nuk kanë asgjë lidhje me suksesin e suksesshëm. Edhe kush zgjohet në 4 e gjysëm o ka problem me prostatën o me trutë. Jo po dyshi i ftohtë, ik me këto mashtrusa. Sidomos profetët e njohur që shesin sukses pa bërë asgjë ata të suksseshme në jetë, tregojnë si të prodhosh dhe nuk kanë prodhuar asgjë. Ermal Mamaqi e shumë të tjerë nuk kanë shitur asgjë, nuk ka prodhuar asgjë, flasin vetëm për moral dhe çfarë? Moral të shesësh cigare, patatina e pije me gaz? Ka shumë shqiptarë të tjerë të suksesshëm dhe nuk marrim mundimin t’i tregojnë askujt se si të jetojnë jetën e tyre….”, tha Qarri ndër të tjera.

Përgjigjen Flavio e mori sot në “Shqipëria live”, ku ishte i ftuar në studio dhe Ermali nga ana tjetër në Skype pasi ndodhet në Kosovë për promovimin e librit.

“Unë dhe Vasil Naçi për çfarë të kemi mashtruar ndonjëherë në jetë?”, e pyeti Ermali Flavion.

Ky i fundit u përgjigj se nuk i ka pëlqyer një trajnim prej tyre.

Kështu Ermali e sfidoi Flavion duke e ftuar në trajnimin që do mbahet në Kosovë më 10 dhe 11 dhjetor.  

“Trajnimin “Mendo, ndrysho, fito” e kemi në Kosovë më datë 10-11 dhjetor dhe nëse ty trajnimi nuk të pëlqen, do ma thuash dhe unë do dal pa mbathje në bulevard dhe do eci nga Skënderbeu tek Universiteti”, i tha Ermali.