Luiz Ejlli kohët e fundit i është kthyer fuqishëm muzikës dhe që nga moment që ai deklaroi se ishe ndarë përfundimisht nga vajza e deputetes, Jozefina Topalli, u bë kryeqendra e lajmeve dhe jo vetëm për këtë fakt, por edhe për polemikat e shumta që ai kishte pas konkurrimit të tij në Festivalin e Këngës në RTSH, ku dhe pati një konflikt me prezantuesin Adi Krasta.

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në ‘Desara Radio Show’, ku dhe ka rrëfyer se në fakt konflikti i tij me Adi Krastën ka filluar që kur ai ka qenë konkurrent në spektaklin ‘Ethet’, ku Krasta ka qenë prezantues.

“Mua nuk më shqetëson fakti që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit…por përderisa prezantuesi ka një kontratë me festivalin, dhe po ta marrësh hollë-hollë këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena… ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët”-ka theksuar artisti.

Gjithashtu këngëtari ka treguar se ai kurrë nuk ka qenë i fejuar me vajzën e Jozefina Topallit por kanë pasur thjesht një lidhje. Ai ka theksuar problemin e keqinformimit dhe fokusimit të mediave tek lajmet jo të duhura.


