Nga Shqipëria / E Premte 11 Nëntor 2022, 16:04

'Kam pasur stres, ka reflektuar te mosushqyerja', këngëtarja shqiptare zbulon problemet me shëndetin

Këngëtarja e njohur, Xhesika Polo ka folur për problemet e saj shëndetësore gjatë një interviste në "Abc e Pasdites". 

Xhesika tregoi se ka patur pak stres, gjë e cila i ka ndikuar edhe në kequshqyerje.

“Kam pasur pak stres, ka reflektuar te mosushqyerja. E ndjeja dhe për veten time që duhet të humbja 2-3 kile. Unë gjithmonë i kam bërë gjërat për veten time, nuk më ka ndikuar opinioni publik”, tha Xhesika.