Nga Shqipëria / E Premte 5 Janar 2018, 13:01

Fifi: Kënga ‘Zhurmë’ një përjetim tërësisht personal, u dashurova por kaloi

Kënga e saj ‘Zhurmë’ ishte një nga këngët më të diskutuara të këtij edicioni të ‘Kënga Magjike’ e pas shumë klikimeve që mori në Youtube, ishte dhe  pretendente që të ishte dhe fituese.

Por ditën e sotme këngëtarja Fifi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Wake up’ ku dhe ka treguar diçka më shumë sesi lindi kjo këngë. Sipas saj është tërësisht një përjetim personal.

“E dija që njerëzit do ta pëlqenin edhe nëse nuk e gjejnë veten. Ka emocion, është diçka e vërtetë dhe njerëzit i kanë qejf gjërat e vërteta.”- u shpreh ajo.

 

Edhe pse ajo nuk ka dashur të tregojë diçka më shumë për këtë temë pas këmbënguljes së moderatorit Isli dhe Orit, ajo ka rrëfyer dhe historinë personale që mbartë kënga.

“Kënga është përjetim real i imi. Nuk ka njeri në botë që të mos jetë dashuruar. Jam dashuruar dhe jam shumë e lumtur, por ka kaluar dhe ndjenja shteroi.”- sqaroi ajo duke shtuar se gjithçka tjetër e ka thënë mes rreshtave të këngës.