Nga Shqipëria / E Premte 11 Nëntor 2022, 01:01

Anna Gjebrean mund ta shohim në 'Kënga Magjike'

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna, duket se ka trashëguar nga i ati talentin për muzikën e tashmë ajo ka publikuar këngën e saj të tretë “Just Dance”. Për prezantimin e kësaj kënge, Anna ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. E pyetur nga Rudina Magjistari nëse do të marrë pjesë ndonjëherë në “Këngën Magjike”, Anna me të qeshur thotë se duke qenë se producent është i ati, ka konflikt interesi, por Arditi nuk e ka përjashtuar mundësinë.

Rudina Magjistari: Jemi në këto ethet e “Këngës Magjike”, e mendon se do të marrësh pjesë ndonjëherë në “Këngën Magjike”?

Anna Gjebrea: Është konflikt interesi, nuk mund të marr pjesë.

Rudina Magjistari: Po domethënë nuk ke ndërmend të marrësh pjesë asnjëherë?

Anna Gjebrea: Po unë nuk marr dot pjesë se duke qenë babi im producenti… Unë nuk mund të konkurroj.

Rudina Magjistari: Jo, ti ke të drejtë kur e thua që mund të trajtohet kështu, por në fakt dëshira e të gjithëve do të ishte që të shikonin në atë skenë, të jesh e sigurt për këtë.

Anna Gjebrea: Po unë kam disa kohë që i them babit që të konkurroj te “Kënga Magjike”, ndalova së thëni dhe këtë vit më ka thënë mendoj se je gati me këtë këngën.