Anita Laifi është një këngëtare me origjinë shqiptare që ka marrë pjesë në një talent show në Gjermani dhe që në fakt u bë e njohur për publikun jo për talentin e saj por për historinë që bëri bujë në vitin 2014, kur ajo akuzoi një nga lojtarët aktual të Milan, Hakan Calhanoglu, se ai e kishte dhunuar dhe madje detyruar që të abortonte fëmijën e tyre.

Sipas mediave ajo dhe futbollisti kishin pasur një marrëdhënie të shkurtër, e cila mori fund kur ajo i kishte thënë se kishte ngelur shtatzënë. Latifi është shprehur gjithashtu se futbollisti i njohur e kishte kërcënuar dhe e kishte detyruar atë që të abortonte fëmijën. Për këtë gjë ajo e ka hedhur dhe në gjyq ku i kërkonte atij një dëmshpërblim prej 250 mijë eurosh.

Por pas shumë seancash hetimore u vërtetua të vajza shqiptare kishte mashtruar dhe se ajo kurrë nuk kishte qenë shtatzëne.
Pas përfundimit të seancave gjyqësore vajza është dënuar me 70 orë punë në shërbimet sociale për shkak të dëshmisë së rreme. Burimi: Joq.al
