Nga Shqipëria / E Enjte 10 Nëntor 2022, 13:01

I komentoi librin, Ermali i nxjerr Besit videon

Përgjigjen Ermali ia ktheu menjëherë duke e paralajmëruar se do publikonte një video. Dhe sot e ka mbajtur fjalën duke publikuar videon ku shfaqet papritur në fund dhe Besi.

“Kjo është një përgjigje për ish mikun tim Bes Kallaku, i cili edhe këtë rradhë e tregoi mendimin e tij për mua. Megjithatë unë nuk fyej askënd, përkundrazi i kam përkrahur gjithmonë veprat e tij, çdo projekt të tij. Për librin tim do lë vetëm popullin të flas, publiku vendos nëse është i mirë apo jo”, shprehet Ermali teksa në fund del dhe Besi me librin në duar.