Nga Shqipëria / E Enjte 10 Nëntor 2022, 12:12

A do të birësonte një fëmijë? Ja si përgjigjet Armina Mevlani

Birësimi ishte tema e rradhës në "Goca dhe gra". Armina Mevlani u shpreh se do ta merrte në konsideratë një gjë të tillë. 

“Unë mendoj se pjesa e birësimit është një e mirë e madhe që një pjesë bën. Iu jep mundësinë fëmijëve që të kenë një familje dhe është si të thuash një rrugëtim jete por duke i ndryshuar vetes jetën por dhe një qenieje tjetër.“, u shpreh Armina duke iu përgjigjur pyetjes për birësimin.

“Po, absolutisht. Nëse nuk do të kisha pasur mundësinë të bëja fëmijë”, përfundoi ajo.