Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Nëntor 2022, 13:01

Irisi qan duke parë takimin e Petros me Ildën: Kam makthe

Irisi nuk arriti t’i mbajë lotët pas transmetimi të pjesës së parë të takimit të Petros me Ildën. Pas rikthimit në studion e Për’puthen konkurrentja nuk arriti t’i mbajë lotët, por u shpreh se nuk ka qenë si pasojë e takimit por për situatat që kanë ndodhur.

Që nga debati dhe krisja e shoqërisë me Lean dhe deri tek debatet me Peton, kanë bërë që Irisi të mos i mbajë lotët.

“Nuk u preka nga takimi, janë mbleëdhur shumë gjëra. Dhe kam qenë në një presion të madh. Në momentin që ke një plagë të gjithë vijnë e të peshojnë po aty, përfundoj në të bërtitura më pas. Ndodhën gjithë këto gjëra”, u shpreh Irisi.