Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Nëntor 2022, 12:12

Beatrix del kundër Top Medias: A nuk është e çuditshme...

Marrëdhënia e Beatrix Ramosajt me Top Median mesa duket nuk është dhe aq e mirë. Këngëtarja ka postuar sot një status ku shprehet e habitur që My Music nuk transmeton këngën e saj "Më ndikon".

“A nuk është e çuditshme që vetëm 'Më Ndikon' nuk transmetohet në My Music?”, shkruan Trixa.

Këngëtarja publikoi "Më ndikon" pak ditë më parë, por mesa duket nuk është transmetuar asnjëherë në My Music.