Nga Shqipëria / E Enjte 4 Janar 2018, 19:07

Rrëfehet më në fund Roza Lati: Jam e dashuruar dhe e lumtur

Roza Lati përherë është treguar diskrete për sa i përket jetës së saj private, pasi ajo asnjëherë nuk ka dashur që të zbulojë identitetin e të dashurit të saj. Edhe pse shpesh herë është përfolur se ndodhet në një lidhje, moderatorja ka zgjedhur që të mos shprehet për  këtë pjesë.

Por në intervistën e saj të fundit me Hermes Nikaj ose siç njihet ‘Zogu i Tiranës’, ajo ka rrëfyer se në fakt në jetën e saj ndodhet një person dhe ajo është shumë e lumtur me të.

“Jam e lumtur. Në lidhje jo sepse nuk më pëlqejnë termat lidhje, i dashur, e dashur, i fejuari, e fejuar, jo. E kam një shok.”, shprehet Roza.

Pasi moderatori e ka pyetur se nëse i dashuri i saj duhet të jetë me shumë lekë për të qenë përkrah Rozës moderatorja ka thënë se është mjaft e aftë që t’ja plotësojë vetë vetes të gjitha kushtet, por ai nuk duhet të jetë më poshtë se ajo.

“Unë jam një vajzë e pavarur që punoj vetë, kam lekun, makinën, shtëpinë time dhe nuk mund të rrijë me një djalë që nuk i ka këto gjëra për jetën e tij siç i kam unë. Tenxherja gjen kapakun. Unë jam një femër që ia plotësoj vetes të gjitha kushtet dhe mashkulli im nuk duhet të jetë më poshtë.”