Nga Shqipëria / E Martë 8 Nëntor 2022, 16:04

Fejohet këngëtari shqiptar, pamjet nga propozimi romantik buzë detit

I ka dhënë fund beqarisë Ernest Zeka i njohur për publikun me emrin e artit, Estto. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instastory.

Ai dhe partnerja e tij, Enkela Karavidaj, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë. Esttoi ka propozuar buzë detit në një darkë romantike.

Kujtojmë që Estto ka qenë gjithmonë shumë i rezervuar për jetën e tij private, por këtë herë e ndau me të gjithë publikun momentin e lumtur.