Evi Reçi është një nga këngëtaret që shumë rrallë bëhet pjesë e lajmeve në mediat online dhe kjo pasi ajo përherë preferon që jetën e saj private ta mbaj larg publikut. Prej kohësh ajo jeton në Itali, ku dhe vazhdon profesionin e saj si gazetare.

Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Pop Culture’, ku dhe ka rrëfyer gjithçka për jetën e saj. Këngëtarja madje është pyetur edhe për lajmet e shpeshta që janë përhapur, se ajo dhe motrat Vjollca janë kushërira.

Gjithashtu ka folur dhe për lidhjen familjare që ka me këngëtaren Ronela Hajati.
Sipas Evit, në fakt me asnjërën nga gocat nuk ka lidhje gjaku. Ajo sqaroi se me Ronelën janë thjesht mikesha.

“Familjet tona njihen, por në të vërtetë nuk jemi kushërira, nuk kemi lidhje gjaku”, – tha ajo për raportin me Ronela Hajatin.

Ndërsa për Marinën dhe Luanën tha se kanë thjesht marrëdhënie fisnore por jo lidhje gjaku.
“As ato nuk i kam kushërira, jemi në fis dhe mikesha, por nuk jemi kushërira të afërta”, – ka përfunduar ajo.



