“Të ardhurit në Tiranë”, ishte tema në "Trotuar", që solli mjaft debate në studio. Për gazetarin Ronaldo Sharka të ardhurit në kryeqytet janë më të suksseshëm se 'tironsit'.
Sipas Ronaldos personat e medias, politikanët apo dhe biznesmenët, 90% e tyre nuk janë nga Tirana, por janë të ardhur në kryeqytet.
“Shumica e tironsve nuk janë aq të suksseshëm sa janë njerëzit e ardhur. Ti shohësh të gjithë njerëzit në media, politikë biznesmenë, njerëzit më të pasur në Shqipëri, 90% e tyre nuk janë nga Tirana”, tha ai.

Deklarata e gazetarit shkaktoi reagime në studio nga të ftuarit që nuk ishin dakort.
