Presidenti i vendit Ilir Meta në një intervistë të dhënë në ‘Xing me Ermalin’, ku foli shumë për jetën e tij personale dhe për postin e Presidentit, ka zbuluar se në familjen Meta ata kanë edhe një mace.

Ai ka treguar për macen e tij dhe ka rrëfyer se ajo madje ka edhe GPS në rast se humbet. Madje në një intervistë tjetër Monika Kryemadhi ka zbuluar se macja në shtëpi, ka tualetin e saj personal.

Kjo histori e bëri shumë kurioz publikun, i cili donte me doemos të njihte këtë mace presidenciale.
Presidenti Ilir Meta i ka shuar kureshtjen të gjithëve ditën e sotme pasi ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me macen e famshme që quhet Sasha.

“Bashkë me Sashën përshëndesim Ermal Mamaqin dhe të gjithë ato që donin ta
njihnin.”-ka shkruar Meta.


