Nga Shqipëria / E Enjte 4 Janar 2018, 18:06

Presidenti Meta na prezanton me macen presidenciale, Sasha macja më e famshme në Shqipëri

Presidenti i vendit Ilir Meta në një intervistë të dhënë në ‘Xing me Ermalin’, ku foli shumë për jetën e tij personale dhe për postin e Presidentit, ka zbuluar se në familjen Meta ata kanë edhe një mace.

Ai ka treguar për macen e tij dhe ka rrëfyer se ajo madje ka edhe GPS në rast se humbet. Madje në një intervistë tjetër Monika Kryemadhi ka zbuluar se macja në shtëpi, ka tualetin e saj personal.

Kjo histori e bëri shumë kurioz publikun, i cili donte me doemos të njihte këtë mace presidenciale.

Presidenti  Ilir Meta i ka shuar kureshtjen të gjithëve ditën e sotme pasi ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me macen e famshme që quhet Sasha.

“Bashkë me Sashën përshëndesim Ermal Mamaqin dhe të gjithë ato që donin ta

njihnin.”-ka shkruar Meta.

 

Bashkë me Sashën përshëndesim Ermal Mamaqin dhe të gjithë ato që donin ta njihnin.

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on