Nga Shqipëria / E Martë 8 Nëntor 2022, 01:01

Konkurrentët e 'Dance Albania' i kthehen Melisës: Ti je balerinë, pse bën kot si amatore

Konkurrentët e “Dance Albania” kanë akuzuar Melisa Lleshin se bën si amatore, por në të vërtetë është balerinë. Për të shuar kureshtjen, Adelina Tahiri i bëri një pyetje të drejtpërdrejtë Melisës, nëse ajo ka studiuar në shkollë baleti.

"Unë kam kërcyer për qejf, kam bërë edhe 2-3 kurse sepse duke qenë se jam edhe artiste i jam futur edhe fushës së muzikës dhe ti duhet ta dish më mirë se unë që duhet të kesh lirshmëri në lëvizje", u përgjigj Melisa.

Ndërkohë Visjan Ukcenaj ndërhyri dhe i tha: Melisa po ti ke kërcyer te Klanifornia moj me balerinat.

"Po s'kam qenë soliste mo Visjan", u përgjigj Melisa. "Po kujt i intereson moj, ke kërcyer. Pse bën si amatore kot", ia ktheu Visjani.

"Me shumë sakrifica nëna e ka çuar Melisën në disa kurse, sepse do ishte jashtë logjikës së programit që dikush që ka bërë shkollë baleti të marr pjesë si konkurrent këtu", sqaroi Alketa.

Megjithatë me të drejtë konkurrentët kanë reaguar kështu ndaj Melisës pasi mjafton të kujtojmë deklaratën e saj në "Përputhen" dy vite më parë, ku shprehej se merret profesionalisht me kërcim.