Dy kapitenët që do e shoqërojnë këtë sezon Luanën në “Zemër Luana” janë Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku. Dyshja refuzuan të përballeshin në skenë, por pak para fundit të episodit të parë ata u bënë pjesë e sfidës: “Në gojë të luanit hedhim halle”!

Të dy për herë të parë pranuan se nuk kanë folur me njëri-tjetrin dhe vendosën të pajtoheshin publikisht.
Besi: Olsi është vëllai im i vogël, e kam rritur vetë, çdo gjë tjetër është vetëm ushqim për mediat dhe portalet.

Olsi: Me qenë i sinqertë nuk kemi folur për një kohë të gjatë, as jemi takuar, as kemi ndjenjur me njëri-tjetrin. Por kemi një kontratë vëllazërore me njëri-tjetrin që është e pathyeshme.

