Nga Shqipëria / E Diel 6 Nëntor 2022, 19:07

Të jetë brune dhe nga Shqipëria e Mesme, Ervin Salianji në kerkim të partneres së ëndrrave

Deputeti Ervin Salianji ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Më lër të flas”, i vendosur përballë disa zgjedhjeve, Salianji ka zbuluar se partnerja e tij e ëndrrave duhet të jetë brune.

I pyetur se nga do të donte të ishte nga Veriu, Jugu apo Shqipëria e Mesme, deputeti ka thënë se preferon të jetë nga Shqipëria e Mesme.

Ndërsa mes PS dhe PD, Salianji ka treguar se do të donte që partnerja e tij të ishte nga PD.

Burimi: abcnews