Klaudia Pepa ka publikuar së fundmi në rrjete sociale një foto ku shfaqet pa make up dhe pa filtra. Ajo ka treguar se fytyra e saj është acaruar për shkak se po kalon një periudhë të vështirë dhe stresuese.

“Jam pak e trishtuar. Të zgjohem dhe ta shoh veten kështu nuk më bën të ndihem e sigurt. Ndoshta ky shpërthim vjen nga një periudhë e vështirë dhe stresuese. Më duhet të ndalem për pak kohë që të shëroj gjurin. Nuk mund të kërcej dhe të stërvitem për disa muaj. Në këtë periudhë jam në një program televiziv dhe fatkeqësisht më duhet të paraqitem para kamerës e pasigurt dhe e frikësuar. Ndoshta shumë punë, udhëtimet… ushqimi. Doja ta ndaja edhe këtë moment me ju… që nuk është aq i bukur sa të gjitha postimet e mia”, ka shkruar Klaudia krahas fotos.

Bukuroshja ka marrë shumë komente pozitive dhe mbështetëse nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për guximin.



