Këngëtarja Dafina Zeqiri prej kohësh po mundohet që të arri majat me karrierën e saj në Amerikë. Ajo ka treguar se pavarësisht se në SHBA dal ngadalë po zhvillon karrierën e saj, kurrë nuk e ka harruar Shqipërinë dhe fansat e saj prandaj para pak ditësh ajo ka publikuar edhe këngën e saj ‘Ti e din’ në gjuhën shqipe dhe ka lajmëruar se do sjell edhe këngë të tjera për fansat shqiptarë.

Por pavarësisht gjithë përpjekjeve të saj ka dhe nga ata njerëz që mendojnë se ajo nuk ja ka dal dhe e krahasojnë atë me Bleona Qeretin, duke nënkuptuar rikthimin e saj në Shqipëri pas tentimit për të kapur sukses ndërkombëtar.

Kjo gjë mesa duket nuk i ka pëlqyer Dafinës dhe ka postuar në ‘insta story një nga këto komentet dhe sipër fotos ka shkruar “Ok komentet e 2018 sapo filluan” duke e shoqëruar me një emoji që tregon se ky krahasim nuk i pëlqen aspak.



