Nga Shqipëria / E Diel 6 Nëntor 2022, 09:09

Einxhel bëhet nostalgjike dhe kujton ditën kur jeta e saj dhe e Dagzit ndryshoi përgjithmonë

Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan shpesh momente nga përditshmëria. Së fundmi moderatorja është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar takimin e saj të parë me Dj Dagz.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale videon kur Dagz dhe PM iu bashkuan shtëpisë së BBV një vit më parë. "Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”, ka shkruar Einxhel krahas videos.

Kujtojmë se historia e dyshes nisi brenda "Big Brother VIP" për të qenë më pas të pandarë. Einxhel është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhen prindër të një djali.