Ditën e djeshme prezantuesja e njohur Liberta Spahiu ka pasur ditëlindjen e saj. Dhe për ta festuar atë në mënyrën e duhur ajo ka qenë e pranishme në një club në Prishtinë, ku i ftuar ka qenë kantautori dhe këngëtari Flor Mumajesi.

Por një video që ka publikuar miku i saj Alibert Hamiti i ka përforcuar edhe më shumë fjalët se mes saj dhe Florit, ka diçka më shumë se miqësi. Në video që blitz.al ka siguruar dëgjohet Flori teksa i uron Libërtës ditëlindjen duke u shprehur se është me fat që e ka në jetën e tij.

”Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë” është shprehur këngëtari duke i shtuar akoma edhe më shumë dyshimet.
VIDEO
http://blitz.al/wp-content/uploads/2018/01/2277759C-EB24-4CAE-8301-2F6D43941C2B.mp4



