Në programin e pasdites në Abc ishte e ftuar Erla Mëhilli, e cila tregoi se pas këngës “November Rain” fshihej pikërisht ëndrra e saj për fustanin e bardhë.

“Për fat të keq nuk e kam veshur fustanin e nusërisë, ishte mendimi i të dyve me Keltin që të mos bënim dasmë. Në ato vite do të na ishte dashur një dasmë shumë e madhe me shumë njerëz.
Bëmë vetëm një festë paksa më të zgjeruar për 1 vjetorin e djalit, e cila u duk si një gjysmë feste për ne të dy meqë s’kemi bërë dasmë. Por në ëndrra e mia kur shihja këtë videoklipin e imagjinoja veten të veshur si Stefania tek ky videoklip", tha Erla.


