Nga Shqipëria / E Enjte 4 Janar 2018, 15:03

Ermali kërkon publikisht burrë për Kejvinën, por komenti i Beatrixit nuk pritej

Ermal Mamaqi nuk ndalet me humorin e tij në rrjetet sociale, ai do të ketë gjithmonë një batutë pas çdo postimi që bënë, e madje humori i tij nuk mungon as nëpër fotot e vipave shqiptar.

Pak moment më parë ai ka publikuar një foto të velinës së tij Kejvinës dhe ka lajmëruar se po kërkojnë burrë për të.

Përkrah fotos ku shfaqet Kejvina Kthella e veshur me një fustan të ngushtë dhe shumë joshëse ai ka shkruar: ““Kërkojmë burrë për këtë vajzën... të interesuarit të lënë një CV te recepsioni i TV Klan”

Të shumtë kanë qenë fansat që e kanë pritur me humor këtë postim e shumë të tjerë madje janë treguar të interesuar për ti gjetur vërtet burrë bukuroshes bionde.

Një nga komentet që ka tërhequr vëmendjen ka qenë edhe ai i këngëtares Beatrix Ramosaj e cila ka kërkuar që edhe asaj ti gjejnë një të tillë.

“Po i gjetët burrë Kjevinës, do ma gjeni dhe mua?” është shprehur Trixa.