Kuriozitete / E Enjte 4 Janar 2018, 14:02

A shkakton celulari kancer në tru? Flasin më në fund ekspertët

Celulari vitet e fundit është kthyer në një gjë shumë të rëndësishme për të gjithë njerëzit. Ai tashmë është bërë i pandarë dhe çdo person tashmë e ka një aparat celular , duke filluar që nga më i madhi deri te më i vogëli. Ai na mundëson të komunikojmë, punojmë, e madje është kthyer në një pjesë me të cilin ne edhe mund të bëjmë pazar dhe të argëtohemi.

Por sipas disa të dhënave të fundit, celulari është një nga shkaktarët kryesor të dhimbjes së kokës, shpinës dhe qafës pasi më parë njerëzit nuk kishin kaq probleme serioze sa vitet e fundit.

Madje sipas shkencëtarëve, përdorimi i tepruar i celularit mund të shkaktojë probleme më serioze për ne. Prej kohësh është ngritur si problematik fakti se telefonat celular shpërndajnë valë radioaktive, të cilat të ekspozuara ndaj disa lloje rrezatimesh mund të rrisin rrezikun për kancer në kokë.

Por a është e vërtetuar kjo gjë? Sipas studimeve të kryera së fundmi nuk mund të jepet një përgjigje përfundimtare se nëse ndikon apo jo celulari në krijimin e kësaj sëmundjeje. Por ne gjithsesi duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe ta përdorim sa më pak. Madje duhet të shmangim qëndrimin e tij pranë nesh kur flemë gjumë, si dhe të gjithë ju që flini me celular poshtë jastëkut duhet ta ndaloni menjëherë këtë gjë.