Nga Shqipëria / E Premte 4 Nëntor 2022, 10:10

Përmet/ Djali ushtron dhunë fizike dhe piskologjike ndaj nënës së tij

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Përmetit, pasi auzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjikë ndaj nënës së tij 67-vjeçare.

Policia bën me dije se ka qenë vetë e moshuara që ka denoncuar dhunën nga i biri në polici.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj”, thuhet në njoftim.