Nga Shqipëria / E Enjte 3 Nëntor 2022, 23:11

Këngëtari shqiptar hedh shuma të mëdha parash nga helikopteri (Video)

Butrint Imeri ka habitur fansat me veprimin e fundit. Ai ka publikuar një video, ku shihet në një helikopter dhe me një çantë plot me euro. Butrinti shfaqet duke hedhur një pjesë të eurove nga dritarja e helikopterit. Krahas videos ka shkruar dhe orën “23:59”.

Kjo është ora e publikimit të këngës së tij të re, e cila do të titullohet “Lejla”. Mesa duket kjo është një pjesë e shkëputur nga klipi i këngës.