Nga Shqipëria / E Enjte 3 Nëntor 2022, 21:09

Me pranga në duar, pamjet nga Gjykata të infermiereve që dhunuan dhe filmuan të moshuarën në Pejë

Tre infermieret e dyshuara për dhunën ndaj të moshuarës kanë dalë para gjykatës. Në një video të siguruar nga Klan Kosova shihen tre të dyshuarat duke u futur në sallën e gjykatës.

Të mërkurën, opinioni publik u trondit nga pamjet e dhunës fizike që po i bënte një infermiere një gruaje të moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat “Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.