Nga Shqipëria / E Enjte 3 Nëntor 2022, 20:08

Vajza e tij dhunoi të moshuarën, flet babai i Aurona Pelajt: Gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë

Babai i Aurona Pelajt, infermieres 23 vjeçare që dhunoi të moshuarën në azil, ka treguar se e bija është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka shtuar se sot ka angazhuar një avokat për rastin.

“Sot kam shkuar në Polici e kam angazhuar një avokat, keq është”, është shprehur i ati i saj.

Kujtojmë se më herët ai kërkoi falje publike ndaj familjarëve të të moshuarës dhe ndaj gjithë popullit shqiptar. Ai u shpreh se familjes Nura i janë borxhlinj moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetës për tragjedinë shpirtërore që u ka shkaktuar vajza e tyre. (Lexo këtu)

Burimi: Abc News