Nga Shqipëria / E Enjte 4 Janar 2018, 14:02

Zbulohet më në fund e dashura e Erik Fullanit, ja cila është ajo

Ka disa kohë që Erik Fullani në një intervistë për Rudina Magjistarin, zbuloi se ai është në një lidhje prej disa muajsh me një vajzë,  identitetin e të cilës nuk ka dashur ta bëjë publik.

Madje ata edhe ditëlindjen e Erikut e festuan së bashku, ku e dashura e tij i kishte përgatitur një surprizë madhështore.

Por sipas Intv.al edhe pse Eriku në postimet e tij nuk e nxjerr asnjëherë fytyrën e vajzës, kanë zbuluar se emir i saj është Maria Chiara dhe shquhet për jetën luksoze që ajo bënë në Tiranë. Vajza bionde është vetëm 19 vjeç por gjithmonë ndodhet në vende shumë të shtrenjta dhe ka shumë qejf makinat dhe shpejtësinë e madhe.

 

Por për të gjithë ata që mendojnë se këto gjëra ja mundëson Eriku e kanë shumë gabim, pasi sipas Intv.al ajo është vajza e një prej biznesmenëve më të njohur në vend. Maria është momentalisht student për Administrim Biznesi dhe nga fotot e publikuara duhet ta pranojmë se është shumë simpatike.