Nga Shqipëria / E Enjte 3 Nëntor 2022, 17:05

'Derisa të marr frymë do të ruaj si sytë e mi', pas ngjarjes së rëndë në Pejë, Getinjo i bën premtimin e ndjerë nënës së tij

Dhunimin i të moshuarës nga punonjëset e azilit në Pejë ka tronditur mbarë opinionin publik. Publikimi i videos ka nxitur reagime të ashpra nga emra të njohur për publikun. Një ndër ta ishte dhe reperi i njohur Getoar Aliu ose ndryshe i njohur si Getinjo.

Getinjo ka publikuar një foto ku shfaqet krah nënës së tij dhe i bën një premtim të ndjerë.

“Derisa të kem fuqi edhe të marr frymë, kam me të ruajtë më shumë se sytë e mi! S’ka njeri të gjallë që ngre dorë mbi ty. Secila nënë mërzitet sot me atë video! Ishalla e keni shëndetin. Nëna është drita e syve! Atë ditë që e lë mbas dore dije që je verbuar. ”