Sharon Stone, aktorja që bëri emër në ‘Basic Instinct’, ka tronditur ndjekësit e saj pasi ka bërë të ditur se ka tumor.

Është një tumor që duhet hequr dhe Stone tregoi se si një diagnozë e gabuar e bëri të shkonte në spital dhe t’i nënshtrohej një operacioni që nuk duhej ta kishte bërë.

Stone, 64 vjeçe, shkroi në Instagram një mesazh personal për shëndetin e saj, duke thënë se "sapo kishte një tjetër diagnozë të gabuar dhe procedurë të gabuar" dhe shkoi për "një epidural të dyfishtë" për të trajtuar dhimbjen që kishte.

Ajo shpjegoi se si e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull. Pas një operacioni të parë, gjërat nuk po përmirësoheshin.
“Ndërsa dhimbja u përkeqësua, unë shkova për një mendim të dytë”, zbuloi ajo, duke pranuar habinë e saj kur zbuloi se “ka një tumor të madh fibroid që duhet hequr”.
Stone bëri thirrje: “Gratë në veçanti: mos jini të pasigurta, merrni një mendim të dytë. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën".
"Do të jem joaktive për 4 deri në 6 javë që të shërohem plotësisht", tha ajo.
