Dy shqiptarë dhe një gjeorgjian kanë habitur policin greke me arratisjen e tyre mbrëmjen e djeshme. Ata arritën që të arratiseshin nga Departamenti i Transferimeve në komisariatin Petro Ralli në Greqi dhe më pas t’ja mbathnin duke mos u vënë re nga policia fqinje.

Ndodhin e kanë bërë të ditur mediat greke, ku kanë nxjerr edhe detaje se si ata arritën t’ja mbathnin. Sipas tyre tre të arrestuarit kishin arritur të prisnin kangjellat e qelisë dhe kanë zbritur me çarçafët e krevatit për në kat të parë . Sapo ata kanë dal në oborrin e burgut ka rënë dhe alarmi, por vetëm njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa 2 të tjerët janë arratisur duke mos lënë gjurmë pas.
Bëhet e ditur se njëri prej shqiptarëve ishte i akuzuar për vrasje, ndërsa gjeorgjiani dhe shqiptari tjetër për trafik droge.

