Opinioni publik u shokua ditën e sotme nga videoja e filmuar në një shtëpi të moshuarish në Pejë. Në videon në fjalë një e moshuar keqtrajtohej mizorisht nga një punonjëse. Ndërkohë vajzat e tjera e filmonin dhe qeshnin duke mos tentuar aspak ta ndihmonin.
E moshuara raportohet të jetë nëna e dëshmorit Taulant Nura. Gazetarja e T7 ka komunikuar me të dhe ajo ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.
“Ajo ishte duke qarë dhe nuk mund të fliste më shumë”, ka treguar ajo. E moshuara vazhdon të ndodhet në azil por afërmit e saj janë në pritje të një dokumenti për ta nxjerre atë nga azili i të moshuarve.
Qendra për përkujdesjen e të moshuarve në Pejë tha se ka suspenduar nga puna katër infermiere, të përfshira në këtë rast.
