Clara Chia Marti, e dashura e re e Piques është sulmuar në rrugë, pak ditë më parë. 23-vjeçarja ka marrë shumë sulme në internet, që tani duket se kanë tejkaluar.

Ende nuk ka detaje të tjera, por, sipas mediave spanjolle, Clara nuk shkon më në Kosmos, kompania e Pique, ku është punësuar nga vetë ai. Marty tani ka vendosur të punojë nga shtëpia për të shmangur sytë kureshtarë dhe fyerjet nga kalimtarët.

“Ajo nuk është mirë, po kalon një periudhë të vështirë. Ajo nuk kishte forcë të kalonte gjithë këtë”, tha një nga miqtë e saj.
