Ledion Liço pas kaq shumë vitesh në ekranin e Top Channel ka arritur që të krijojë profilin e tij të showmanit dhe të kthehet në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka qenë drejtues i disa prej emisioneve më të ndjekura dhe së fundmi gëzon edhe një marrëdhënie të lumtur me Sara Hoxhën, marrëdhënie nga e cila kanë edhe një djalë të quajtur London.

Por ashtu si dhe vetë moderatori ka rrëfyer se jeta e tij nuk ka qenë përherë kaq e bukur për të, pasi në fëmijërinë e vet ka vuajtur shumë dhe shkak për këtë është bërë bullizmi që ka përjetuar nga bashkëmoshatarët e tij, në momentin që u kthye nga Erseka.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin Pop Culture ku dhe ka treguar se në jetë është përballur me shumë vështirësi.
“Për mua ka qenë një periudhë e vështirë, dhe shpesh mbyllesha në dhomë dhe qaja. Flisja me dialekt dhe të gjithë njerëzit qeshnin dhe talleshin. Por ia dola duke i thënë vetes se nuk ke lindur për të qenë si të tjerët, por që të jesh i veçantë. Përpos kësaj, kam punuar fort derisa mund të flisja një gjuhë të pastër, pa dialekt.” është shprehur moderator.

Gjithashtu Ledioni ka treguar edhe një ndodhi jo shumë të këndshme, kur një djalë më i madh se ai në moshë e ka qëlluar në fytyrë dhe Ledioni duke qenë se nuk kishte forcë për tu përballur me të i ka kafshuar gishtin e vogël për të mbrojtur veten e tij.



