Nga Shqipëria / E Mërkurë 2 Nëntor 2022, 17:05

'Kaloni sa më shumë kohë me nënat tuaja', MatoLale mesazh prekës pasi humbi të shtrenjtën e tij

Dy ditë më parë, reperi i njohur MatoLale dha lajmin e trishtë se kishte humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, të ëmën. Së fundmi, reperi ka falenderuar fansat për mesazhet ngushëlluese që i kanë dërguar dhe u ka dhënë dhe një këshillë që të kalojnë sa më shumë kohë me prindërit e tyre.

“Faleminderit të gjithëve për komentet, mesazhet dhe telefonatat tuaja. Janë momente që nuk ua harroj çdo ngushëllim tuajin. Ju dua fort të gjithëve dhe ju lutem sa i keni gjallë shpenzoni sa më shumë kohë me nënat tuaja”, shkruan Matolale.