Këngëtari shqiptar Labinot Tahiri ka bërë një gjest të veçantë në një koncert që ka mbajtur së fundmi. Ai ka bërë me dije se teksa po këndonte, një fans i ka hedhur 1500 euro në skenë por, ai ia ka kthyer.
“Një rast ku gurbetqari mi dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë. Gurbetqari dhe publiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona pra mjafton vetëm që të vini nëpër mbrëmje. Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun. Dëgjojeni dhe shikojeni videon. Ju dua. Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar ai.
