Një video e rëndë po qarkullon së fundmi në rrjete sociale. Videoja në fjalë është filmuar në një shtëpi të moshurarish në Pejë, ku një e moshuar shihet duke u keqtrajtuar nga një punonjëse.
Të tjerat filmojnë dhe qeshin, duke mos tentuar aspak të ndihmojnë të moshuarën. Ajo tenton të mbrohet vetë por e ka të kotë kundrejt shpullave dhe shqelmave të punonjëses.
Pasi ngjarja është bërë publike duke shokuar opinionin publik, dy punonjëse janë vënë në pranga nga policia.
“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Sulmi’ dhe veprën penale ‘ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht të moshuarën dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së pleqve ku ka ndodhur rasti.
Burimi: Koha.net
